S”ka kush që e ndal Interin, vjen me transferim “bombë”

10:31 | 26 Qershor 2019

Antonio Conte, synon ta ndryshojë krejtësisht Interin.

Inter gjithnjë e më pranë Edin Dzekos. Zikaltërit mësohet se kanë arritur akordin me klubin e Romës për sulmuesin boshnjak.

Por, për të lënë të lirë Dzekon, Inter duhet të derdh në arkat e klubit kryeqytetas 10 milionë euro, si dhe kartonin e të riut, Edoardo Vergani. 18 vjeçari ishte pjesë edhe e operacionit që do sillte Sensin në Milano, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Ndërkohë, sipas “Sky Sport”, Inter do të kërkojë zyrtarizimin e operacionit Dzeko zikaltër përpara datës 30 qershor.

Komento: