S”ka kush që e ndal Juve, vjen me dy transferime të mëdha

10:36 | 19 June 2019

Juventusi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Maurizio Sarri nuk do të jetë prurja e vetme nga Chelsea për Juventusin.

Tekniku italian u zyrtarizua në krye të stolit të bardhezinjve, por sipas mediave italiane, ai nuk do të vij vetëm. Asistenti i tij, Gianfranco Zola duket se do të ndjek rrugën e Sarrit, ndërkohë që të njëjtën linjë pritet të ndjek edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Zappacosta.

27 vjeçari shihet si futbollisti ideal për të zëvendësuar Cancelo, që është shumë pranë kalimit te Manchester City. Megjithatë, italiani nuk është zgjedhja e vetme për krahun e djathtë të prapavijës bardhezi.

Emra si Trippier dhe Hysaj pëlqehen shumë, por verdiktin final do ta japin ditët e ardhshme, atëherë kur do të mësohet edhe skuadra e plotë e sezonit të ardhshëm.

Komento: