S”ka kush që e ndal Juventusin, po nënshkruan me yllin 100 milionësh

13:38 | 17 Qershor 2019

Juventusi, do të bëjë gjithçka që ta transferojë Sergej Milinkoviç-Saviç .

Sipas Corriere Dello Sport, presidenti i klubit Biancoceleste, Claudio Lotito, do të vazhdojë të kërkojë rreth 100 milion euro për të, përcjell ORAinfo.

Një tarifë që konsiderohet shumë e lartë nga Juventusi, duke pasur parasysh rënien e cilësisë së mesfushorit në sezonin e kaluar.

Megjithatë, ata do të bëjnë një përpjekje për të ulur çmimin, veçanërisht pasi ata tashmë kanë një marrëveshje në parim me lojtarin. Kjo mund të përdoret si arsyetim në negociata, pasi Lotito e ka bërë të qartë se ata nuk do të ndalojnë një lojtar të largohet./ORAinfo/

Komento: