
Juventusi nuk e ka ndërmend të ndalet.
Dëmtimi i kapitenit Giorgio Chiellini tek Juventusi, i cili do të jetë për 6 muaj jashtë fushave të blerta, ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen në lëvizje në ditën e fundit të merkatos.
Sikurse raportojnë mediat gjermane, kampionët e Italisë duan të firmosin me qendërmbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, që nuk shihet në më planet e bavarezëve.

Mbetet për t’u parë nëse shtatlarti do të transferohet tek Juventusi në këto momente të fundit të merkatos, apo Boateng do qendrojë tek Bayern Munich.