S”ka kush që e ndal Juventusin, zbulon përforcimin e ri

10:38 | 03 Qershor 2019

Juventusi synon të përforcohet për sezonin e ri.

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin hungarez, Dominik Szoboszlai, i cili është pjesë e RB Salzburgut, ka njoftuar të dielën “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Juventusi tashmë ka kontaktuar ekipin austriak, i cili ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh.

Szoboszlai 18-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te RB Salzburgu, pasi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje në Bundesligën austriake. Ai te RB Salzburgu është transferuar në janar të vitit 2018 nga Lieferingu për 500 mijë euro.

Szoboszlai ka kontratë me RB Salzburgun deri në vitin 2022 dhe ka dy paraqitje me Përfaqësuesen e Hungarisë. Ai kërkohet edhe nga Lazio, Bayern Muencheni e Arsenali.

Komento: