Milan nuk e ka ndërmend të ndalet.
Siç dihet prej kohësh, Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi në sezonin e ri që të luajë së bashku me Alessio Romagnolin.
Pasi pati një interesim për Merih Demiral të Juventusit, emri i ri është ai Nicolas Otamendit që prej kohësh ka thënë se dëshiron të largohet nga Anglia.
Argjentinasi është i pakënaqur me minutazhin e ulët që ka patur në dispozicion dhe po kërkon një skuadër të re që t’i jap mundësi të luaj si titullar. Ditë më parë ai u shpreh se dëshironte të transferohej te Valencia, por oferta e kuqezinjve mund të ndryshojë gjithçka.