S”ka kush që e ndal Milanin, shënon edhe golin e tretë

22:01 | 22 Shkurt 2019

Milani nuk ka të ndalur.

Milan-Empoli është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e Rossonerëve.

Është e nevojshme të jepet vazhdimësi rezultateve për të qenë në gjendje të luftojnë për vendin e katërt deri në fund përcjell ORAinfo.

E në fakt është skuadra e vendase që po kryeson në rezultat 3-0.

Golin e epërsisë e ka shënuar, Piatek që ka realizuar në min e 50 “ të takimit, pas asistimit që e ka bërë Hakan.
Më pas ishte Kessie ai që ndryshoi shifrat në 2-0.
Por, nuk përfundoi me kaq, pasi që mesfushorin Samu Castillejo që realizoi edhe golin e tretë./ORAinfo/

Komento: