S”ka kush që e ndal Rashicën

16:34 | 18 Maj 2019

Milot Rashica, është në formë të jashtëzakonshme.

Futbollisti shqiptar i cili luan për Werder Bremen ka shënuar gol ndaj ekipit kundërshtar atë të Lepzigut.

Rashica madje ka shënuar ndaj skuadrës e cila po kërkon që ta transferoj Rashicën gjatë afatit kalimtar të verës.

Rashica ka shënuar gol nga penalltia në minutën e 35-të në ndeshjen e sotme.

Gjithashtu Rashica ka qenë i përfshirë në 9 gola në 10 ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar 5 gola ndërsa ka asistuar në katër të tjerët.

Komento: