S”ka kush që e ndal Realin, vjen me nënshkrim të papritur

10:12 | 03 Korrik 2019

Real Madrid janë gati të përfundojnë nënshkrimin e mesfushorit sulmues, Alberto Soro nga Real Zaragoza,raporton Diario AS.

20-vjeçari thuhet se është xhevahir i Saragozës dhe ai luajti për ekipin e parë këtë sezon me 30 paraqitje në La Liga 123 dhe Copa del Rey, përjetë ORAinfo.

Mediat thonë se marrëveshja do të ishte e ngjashme me atë që mori mbrojtësi qendror, Jesus Vallejo nga La Romareda në Los Blancos në verën e vitit 2015.

Pritet që çdo marrëveshje të shohë Soro-n të mbetet ‘në hua’ në Zaragoza për fushatën e ardhshme dhe lojtari thuhet të jetë i ngazëllyer për mundësinë e një lëvizjeje te Reali./ORAinfo/

Komento: