S”ka kush që ndal Haaland

22:33 | 17 September 2022

Asnjë lojtar në botë nuk e ka nisur 2022/23 si Erling Braut Haaland.

Sulmuesi norvegjez po shkëlqen si askush tjetër në këto faza të hershme të kompeticionit dhe është bërë lideri kryesor ofensiv i Manchester Cityt me 14 gola në 9 ndeshje të luajtura, pavarësisht se shumë veta dyshuan në përshtatjen e tij me idenë e lojës së Pep Guardiola, përcjell ORAinfo.

Erling Haaland, është një sulmues që shkëlqen në prekjen e fundit. Të paktë janë ata që kanë aftësinë e tij për të përcaktuar nga synimi i parë, duke përfituar nga fakti se ai ka një instikt shënimi dhe një interpretim të hapësirave që e ndihmojnë të jetë gjithmonë i pozicionuar mirë për të përfunduar lojën me avantazhe.

Manchester City është skuadra perfekte për norvegjezin dhe anasjelltas sepse të dy kanë karakteristikat që i duhen tjetrit.

Është një marrëdhënie thuajse perfekte që shpjegon fillimin e skuadrës së Pep Guardiolës, i cili i ka dhënë edhe kontekstin ideal për të shfrytëzuar virtytet e tij kryesore./ORAinfo/

Komento: