S’ka liberalizim të vizave, ky është kushti interesant të BE-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S’ka liberalizim të vizave, ky është kushti interesant të BE-së

14:18 | 02 Shkurt 2019

Avokati i njohur Arianit Koci ka zbuluar një kusht interesant se pse nuk ka liberalizim të vizave.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Koci ka thënë se Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por se nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz, atë se shumica e popullatës është myslimane.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.

Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.

Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së.

Komento: