S’ka marrëveshje në Bruksel, pritet të ketë takim tjetër me 18 mars

20:24 | 27 February 2023

Ka përfunduar takimi mes Kurtit me Vuçiqit në Bruksel.

Bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi zgjati po thuajse dy orë, por pa rezultate.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Twitter, kishte pritur që takimi në fjalë të ketë konstruktivitet.

Ndërsa Vuçiq tha para mediave se ka qenë takim i vështirë.

Sipas tij, kryeminsitri Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranojë Asociacionin.

“Një takim i vështirë. Ashtu si është pritur. Kurti ka refuzuar Asociacionin”, tha ai.

Por, është paralajmëruar se do të ketë takime të tjera me 18 mars.

Komento: