
Negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse nuk kanë përfunduar dhe janë ende në vazhdim.
Raundi i tretë i bisedimeve do të fillojë pas pak minutash.
Kështu ka njoftuar në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit.
“Negociatat mes delegacioneve ukrainase dhe ruse janë duke vazhduar. Raundi i tretë do të nisë pas pak minutash”, ka shkruar ai.
