S’ka maska në barnatore, ato po shiten në merr-jep me çmime marramendëse

19:17 | 10 Mars 2020

Situatën alarmate për shkak të përhapjes së koronavirusit dikush po e shfrytëzon për biznes.

Maskat kundër koronavirusit të cilat nuk po gjinden më nëpër barnatoret e Kosovës, po shiten në merr-jep, ueb-siten për shit-blerjen e mallrave.

Qytetarë të shumtë kanë publikuar shpalljet e tyre ku shesin maska kundër koronavirusi e çmimi i të cilave arrin deri në 70 euro për copë.

Shpalljet e tjera çmimet i kanë “më për tokë”.

Publikimet të cilat janë bërë dje dhe sot në faqen merr-jep, shesin maska me çmime 70 cent e 1 euro.

Komento: