Maurizio Sarri, dëshiron që Higuian të qëndrojë te Chelsea.
Sulmuesi 31-vjeçar është sjellë nga Juventusi në fillim të vitit në një marrëveshje fillestare gjashtë mujore, si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Alvaro Morata, i cili nuk u përshtat me stilin e lojës së Sarrit, përcjell ORAinfo.
Sarri beson se argjentinasi do të përshtatet plotësisht nga koha e ardhshme sezonin që vjen.
I pyetur nëse Higuain do të ishte në Stamford Bridge për fushatën 2019-20, italiani u tha gazetarëve:
“Në teori, po, është e vështirë t’i përshtatemi Premier Ligës, mendoj se në sezonin e ardhshëm ai do të jetë në gjendje të shënojë shumë.
“Për një sulmues është e vështirë të mësohet me Premierligën. Mbaj mend [Luis] Suarez në Liverpool në sezonin e tij të parë shënoi vetëm tre gola, pastaj 16, pastaj 24.”
Higuain zbuloi më parë këtë muaj se ai do të preferonte të qëndronte në Chelsea se sa të kthehej në Juventus, ku ai është i padëshiruar./ORAinfo/