
Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Diariogol” të enjten.
Francezi ka mbetur i zhgënjyer me drejtuesit e klubit, të cilët nuk i kanë mbajtur premtimet që ia kishin dhënë atij para fillimit të këtij sezoni.
Zidanet i ishte premtuar transferimi i Paul Pogbas, Sadio Manes e Eduardo Camavingas në “Santiago Bernabeu” për të pasur në dispozicion një ekip të fortë që do të luftonte për të gjithë trofetë, gjë që nuk ka ndodhur.

Kjo ka bërë që Zidane të marrë vendim për t’u larguar para kohe dhe raportohet se tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit, që kanë nisur kërkimin për pasardhësin e tij.
Zidane 48-vjeçar, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.