S’ka më dilema, këtë fanellë do ta vesh Aubameyang sezonin e ri

22:00 | 01 June 2020

Arsenali i ka ofruar kontratë të re sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan “L’Equipe”.

Sulmuesi i Gabonit ka kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa për transferimin e tij po interesohen shumë klube.

Por, Arsenali po shpreson që ta mbajë më gjatë kapitenin.

Aubameyang 30-vjeçar iu bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmundi në janar të vitit 2018 për 64 milionë euro. Këtë edicion ai i ka shënuar 20 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: