S’ka më dilema, ky është ekipi i ri i Rodriguez

09:38 | 09 Janar 2019

E ardhmja e James Rodriguez është afër për t’u qartësuar.

Ylli kolumbian është i qartë se ai dëshiron të largohet nga Bayerni dhe në Mynih nuk do të ketë pengesa për largimin e tij përcjell ORAinfo.

Sigurisht, me Real Madridin në mes, negociatat do të jenë në tre drejtime, midis të bardhëve, bavarezëve dhe ekipit që përpiqet të marrë James: Arsenalin e Unai Emery.

Topçinjtë kanë treguar se numri “10” i Kolumbisë është qëllimi i tyre dhe tashmë kanë përgatitur 63 milionë euro për të.

James dëshiron ta provojë fatin e tij në Premier Ligë, një garë që e ka tërhequr gjithmonë atë dhe kjo nuk e ka fshehur kurrë se do të donte të luante./ORAinfo/

Komento: