S’ka më dilema, ylli i madh po arrin marrëveshje me Milanin

11:57 | 19 Qershor 2019

Derisa dje Rade Krunic kaloi testet mjekësore të Milanit, kuqezinjtë po vazhdojnë të kërkojnë përforcime në tregun e transferimeve.

Kjo pasi që Giuseppe Riso, agjenti i Stefano Sensi, mbërriti në Casa Milan për të takuar Paolo Maldini dhe pjesën tjetër të menaxhmentit, përcjell ORAinfo.

Milan është afër një marrëveshjeje për yllin e Sassuolo. Qëllimi është të ulë shifrën e kërkuar nga Neroverdi që dëshiron 25 milionë euro për mesfushorin e tyre.

Rossonerët do të donin ta ulnin këtë takse. Marrëveshja me lojtarin tashmë është arritur në bazë të një kontrate katërvjeçare./ORAinfo/

Komento: