S”ka më dilema,ky është trajneri i ri i Juventusit

19:49 | 02 Qershor 2019

Duket se Maurizio Sarri do ta marrë drejtimin e Juventusit.

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është një ndër kandidatët kryesor për t’u ulur në stolin e Juventus, pas largimit të Max Allegrit.

Atë e ka mirëpritur në Juventus edhe Bernardeschi.

Duke folur në konferencë për media para ndeshjeve me Greqinë dhe Bosnjën në kualifikueset e Euro 2020, ai tha se Sarri mund të jetë i duhuri për “Zonjën e Vjetër”.

Dy opsionet e tjera Pochettino dhe Guardiola janë më të vështirë.

“Allegri duhet të përgëzohet për punën që ka bërë sepse nuk është e lehtë të fitosh aq shumë”, tha Bernardeschi.

“Nuk dua të komentoj mbi trajnerin e ardhshëm, pasi klubi ka drejtues të shkëlqyer që dinë çfarë bëjnë, kështu që kushdo të vijë do të jetë gati. Si lojtar, mund të them vetëm se Sarri do të ishte i duhuri për ne, por nuk e di nëse do të jetë trajneri ynë apo jo”.

Komento: