Ai është futbollisti që gjithmonë është në qendër të vëmendjes.
Mario Balotelli mund të rikthehet në Seria A dhe më konkretisht te Parma.
Skuadra nga Emilia-Romagna kërkon që të përforcohet akoma më tepër në fazën e avancuar dhe një marrëveshje me SuperMarion do të ishte më se e mirëpritur.
Kushtet ekonomike janë një pengesë për Parmën, që do e siguronte kartonin e Balotellit me parametra zero, por i duhet një sforco financiare për pagën. Megjithatë sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi 28 vjeçar do e mbyll njërin sy kur të firmos me Parmën, duke sakrifikuar nga paga faraonike që mori te Marseille.