Disa figura me influencë në Chelsea besojnë se Frank Lampard duhet të jetë menaxher i ri i klubit anglez.
Maurizio Sarri, është i vendosur të largohet nga klubi pas një sezoni dhe legjenda e Chelseas, Lampard është informuar si një zëvendësim i mundshëm pas një sezoni të fortë debutimi në krye të Derby County, përcjell ORAinfo.
Ndonëse ka më shumë emra në dispozicion, Lampard besohet të jetë njeriu i duhur për të udhëhequr Chelsean përmes një ndalimi të dyfishtë të transferimeve./ORAinfo/