Joao Felix, do ta vesh fanellën e Atletico Madrid.
Ateltico Madrid po përgatitet për blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin e Benficas, Joao Felix, i cili pritet të transferohet në Ëanda Metropolitano për më shumë se 100 milionë euro. Përsa i përket prezantimit të tij, gjithçka pritet që të zyrtarizohet në javën e ardhshme.
Mirëpo, ajo që vlen për t’u theksuar është edhe klauzola që do të ketë lojtari. Sikurse raporton AS, portugezi do ketë një klauzolë prej 350 milionë eurosh. Pra, pas firmën me Atleticon, nëse ndonjë klub dëshiron doemos shërbimet e tij, atëherë padyshim që duhet të paguajë këtë shifër të çmendur.
Felix, cilësohet si një prej lojtarëve më të talentuar të momentit dhe në të njëjtën kohë ekspertët e futbollit shohin tek ai një të ardhme të madhe në botën e futbollit.