S”ka më dyshime, Milan po e transferon yllin e Juventusit

16:29 | 17 Korrik 2019

Pavarësisht se u bashkua me klubin muajin e kaluar, për rreth 18 milionë euro nga Sassuolo, mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral tashmë është duke u lidhur me një largim.

Mbrojtësi i talentuar i ri turk është sjellë në klub për të ndihmuar në themelin e së ardhmes, ndërkohë që ardhja e Matthijs De Ligt ka dëmtuar gjasat e tij për të luajtur një rol në ekipin e parë menjëherë, përcjell ORAinfo.

Në orë të fundit, ka pasur kontakte të tërthorta në mes të Juventusit dhe Milanit mbi qendërmbrojtësin turk, tani Maldini dhe Massara e shohin mbrojtësin e Sassuolo si një objektiv të madh./ORAinfo/

Komento: