S’ka minuta për Balen as në ndeshjen ndaj Burnley

00:11 | 27 Tetor 2020

S’ka minuta për Balen tek Tottenahamin.

Gareth Bale ka qëndruar për 90 minuta në stol në fitoren minimale të Tottenham kundër Burnley.

U largua nga Real Madridi në kërkim të minutave, sepse po vuante me Zinedine Zidanen në stol.
Por, Gareth Bale, nuk ka gjetur një situatë më ndryshe në Londër, të paktën jo në këto ndeshjet e para në Premierligë.

Në fitoren e vështirë të Tottenham në udhëtim te Burnley, që përfundoi me rezultatin minimal 1-0, Bale qëndroi për 90 minuta në stol.

Mourinho nuk i dha atij hapësira as në pjesën e dytë, diçka që do të jetë patjetër nesër në ballinat e gjitha mediave botërore.

Komento: