Icardi me shumë gjasë do të largohet nga Interi.
Mauro Icardi mund të konsiderohet futbollist i Interit vetëm për shkak të kontratës. Sulmuesi argjentinas e ka humbur besimin e klubit zikaltër, me Antonio Conten që ka shkuar edhe më tej, duke e nxjerr në merkato.
Një situatë që nuk është pritur aspak mirë nga ish-kapiteni zikaltër, që duket se ka nisur stërvitjen me “ekipin e tij” më të ri. Nuk bëhet fjalë për një skuadër të vërtetë futbolli, por për fëmijët e çiftit Icardi.
Është vetë bashkëshortja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara ajo që e ka zbuluar një gjë të tillë. Përmes “Instastory”, Nara ka treguar edhe pozicionin e ri të Icardit, që ka veshur dorezat e portierit përballë fëmijëve. Përpos kësaj, Napoli e Juventus e kërkojnë si sulmues Icardin, punë të cilën di ta bëj më së miri.