S”ka paqe mes Ramës dhe Berishës, shkojnë në gjykatë

15:53 | 13 March 2019

Nuk ka paqe mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Është mbajtur sot në Gjykatën e Tiranës seanca e parë ndaj Sali Berishës për akuzën e shpifjes nga kryeministri Edi Rama.

Rama kërkon si shpërblim moral shumën e 1 milion lekëve për akuzat që ish lideri demokrat i ka rezervuar për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë.

Kryeministri shqiptar ka depozituar së fundmi padi të ndryshme ndaj disa eksponentëve të opozitës por edhe ndaj disa personazhe të mediave.

Komento: