Situatë e qetë po mbizotëron në veri momentalisht.
Momentalisht në pikën kufitare në Jarinje është situatë e qetë.
Ekipi i Indeksonline po qëndron atje dhe në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo provokim nga ana e serbëve.
Që nga dita e hënë Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në veri, në pikën kufitare në Jarinje.
Kjo përshkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa.