S’ka pushim pranveror për nxënësit, Këshilli i Prindërve merr këtë vendim

09:47 | 30 March 2019

Këshilli i Prindërve në Prishtinë merr këtë vendim për mësimin e fëmijëve në këtë komunë.

Këshilli i Prindërve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë që nga dita e hënë.

Me një email që ua ka nisur të gjitha institucioneve arsimore e shkollore në kryeqytet, KPK ka vendosur që në ditët e vikendit mos të ketë mësim, por që ditët e humbura të kompenzohen me pushimin pranveror.

Sipas këtij planifikimi, pesë ditë mësimi do të kompenzohen në javën e parë të prillit, ndërsa pesë ditë të tjera në fund të vitit shkollor.

Komento: