
Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
17 raste të reja janë konfirmuar këtë të shtunë në vendin tonë, një më pak se një ditë më parë.
Numri i te infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 933.
Në përditësimin e përditshëm mësohet se harta me rastet e reja zgjerohet, 8 raste në Tiranë, 8 raste në Durrës dhe një rast në Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1