S’ka ‘shaka’ me Milanin, po e transferon dyshen e Realit për 50 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S’ka ‘shaka’ me Milanin, po e transferon dyshen e Realit për 50 milionë euro

10:17 | 05 Dhjetor 2020

Milan pritet që në janar të transferojë dyshen e Realit për 50 milionë euro.

Real Madrid ka nxjerrë në shitje katër lojtarë dhe Rosonerët janë të interesuar për tre prej tyre.

Los Blancos do të presin oferta për Iscon, Marco Asension, Marcelon dhe Nachon.

Isco është objektivi kryesorë i Maldinit për merkaton e janarit, mirëpo problemi qëndron te paga e lartë e spanjollit (12 milionë euro në sezon).

Futbollisti tjetër të cilin Rosonerët synojnë ta transferojnë në janar është Nacho Fernandez.

Vlera e tij në treg është 10 milionë euro dhe marrëveshja mund të arihet me lehtësi.

I treti në listën e Maldinit është Marco Asensio. Maldini synon transferimin e njërit nga dyshja Isco-Asensio në janar.

Isco ose Asensio do ta zënë vendin e Calhanoglus, i cili do të largohet nga Milani.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: