S’ka të ndalur Milan: Pas Pulisic, Rosonerët transferojnë një tjetër yll

18:47 | 08 July 2023

Milan nuk ka të ndalur: Pas Pulisic, Rosonerët transferojnë një tjetër yll.

Rosonerët nuk kanë të ndalur, gati goditja e rradhës në merkato.

Milan ka kompletuar transferimin e Christian Pulisic nga Chelsea gjatë ditës së djeshme.

Rosonerët do të paguajnë 20 milionë euro dhe bonuse të tjera, ndërsa sulmuesi amerikan do të firmos kontratë katër vjeçare me pagë prej 4 milionë eurove në sezon.

Pas transferimit të Pulisic, Milan ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i AZ Alkmaar, Tijjani Reijnders.

Mesfusha e Milanit do të pësojë ndryshime në sezonin e ardhshëm pas dëmtimit të Bennacer dhe largimit të Sandro Tonalit.

Stefano Pioli e pëlqen shumë profilin dhe për këtë arsye kuqezinjtë janë shumë të prirur për holandezin.

Akordi me të ka kohë që është bërë: një kontratë me vlerë rreth 1.7 milionë për 4 vite është gati.

Duhet bindur Alkmari që mbetet i vendosur në kërkesën për 25 milionë euro, ndërsa nga “Casa Milan” kanë shkuar deri në një ofertë prej 20 milionësh në total.

Pra, ka 5 milionë euro distancë, e cila, megjithatë, duket mjaft e zgjidhshme. Këtë të paktën e raporton “Tuttosport” që e quan të kryer ardhjen e Reijndersit, të cilin nga Milani duket se e ndajnë vetëm disa ditë që do të jenë të nevojshme për të sqaruar detajet.

Komento: