S’ka të ndalur nepotizimi, Qeveria e bën drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së VV-së

11:14 | 24 Shtator 2024
s’ka-te-ndalur-nepotizimi,-qeveria-e-ben-drejtor-te-emergjencave-vellain-e-deputetes-se-vv-se

Qeveria Kurti ka emëruar Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metajn i cili është vëllai i deputetes së “Lëvizjes Vetëvendosjes”, Shqipe Metaj.

Vendimi është marrë mbrëmë në orët e vona të natës në mbledhjen e Qeverisë.

Front Online ditë më parë ka raportuar se si Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta vendos në këtë pozitë vëllain e deputetes së VV-së, përmes një konkursi.

Në këtë konkurs ishin paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik ishte paraparë: Njohja e gjuhës Angleze, niveli B2. Por, tek verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjen e gjuhës Angleze, niveli B2.

Tre kandidatë kishin paraqitur ankesa në KPMSHC, por këshilli i kishte shpallur të pabaza të gjitha ankesat.

Vlen të theksohet se, që nga ardhja në pushtet në krye me Albin Kurtin, nepotizimi ka lulëzuar nëpër institucione – pavarësisht premtimeve e fjalëve në fushata se “kushërinjtë janë për dasma, jo nëpër ministri”. /Periskopi

Komento: