Në fund të sezonit, Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid.
Kështu raportojnë mediet spanjolle edhe pse klubi madrilen nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta mbajtur atë, por rinovimi i kontratës me sulmuesin nuk është në rrugën e duhur.
Përveç kësaj, sulmuesi 35-vjeçar është i vetëdijshëm për kërkesat e klubit dhe jo vetëm kaq, pasi ai gjithashtu është informuar se Real Madrid do të bëjë përsëri përpjekjet maksimale për të transferuar në Spanjë yllin e PSG, Kylian Mbappe dhe nëse diçka e tillë ndodh hapësirat për të zvogëlohen ndjeshëm.
Ndërkohë, nga Spanja raportojnë gjithashtu se në javët e fundit ka pasur edhe një ofertë nga Arabia Saudite në drejtim të francezit, raporton SuperSport.
Skuadra e interesuar për shërbimet e kapitenit nuk është bërë me dije, por shifrat janë zbuluar dhe bëhet fjalë për një kontratë dy-vjeçare nga e cila Benzema do të përfitojë 120 milionë euro dhe diçka e tillë duket se po e tundon, nisur edhe nga fakti që sezoni tjetër në Spanjë do të ishte shumë ndryshe.