S’kalon heqja e homologimit të veturave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S’kalon heqja e homologimit të veturave

13:46 | 12 Tetor 2020

Në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ia kufizon Devollëve monopolin në homologimin e veturave.

Nga 41 deputetë sa morën pjesë në votim, pro këtij projektligji kanë votuar 30 deputetë, 10 kanë qenë kundër, ndërsa një ka abstenuar.

Kësisoj, ky projektligj do të hidhet në votim në një seancë tjetër në ditët në vijim.

Paraprakisht, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

Murati deklaroi se me votimin e ndryshimit të Ligjit për Automjete do të fillonte çkapja e shtetit.

Komento: