Skandal: Ambasada e Turqisë në Beograd referohet me “Kosovë e Metohi” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Skandal: Ambasada e Turqisë në Beograd referohet me “Kosovë e Metohi”

21:34 | 11 Korrik 2019

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd i është referuar Kosovës si Kosovë e Metohi, ashtu siç i referohet Serbia.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së sotme është takuar Marko Gjuriqin, i cili mban pozitën e Drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë.

Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhet se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për “KIM” Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

Nga ana tjetër, Zyra e Gjuriqit ka njoftuar se në takim me Ambasadorin turk është diskutuar mbi, siç është cilësuar, “problemeve me furnizim me gjëra elementare ushqimore të popullatës serbe në Kosovë e Metohi”.

Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!