Skandal korrupsioni në Ukrainë, ish-shefi i stafit të Zelenskyt i dyshuar

23:55 | 11 Maj 2026
skandal-korrupsioni-ne-ukraine,-ish-shefi-i-stafit-te-zelenskyt-i-dyshuar

Agjencia antikorrupsion e Ukrainës ka njoftuar zyrtarisht Andriy Yermak , ish-shefin e stafit të Presidentit Volodymyr Zelensky , se ai është i dyshuar në një rast që ata e kanë hetuar prej kohësh, raporton Reuters.

Edhe pse agjencia nuk e zbuloi emrin e të dyshuarit, siç kërkohet nga ligji ukrainas, disa media në Ukrainë kanë raportuar se ai është Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor mes një skandali korrupsioni që shkaktoi zemërim publik gjatë luftës.

Yermak, i cili ishte quajtur “kardinali gri” i Ukrainës për shkak të pushtetit dhe ndikimit të tij prapa skenave,
dha dorëheqjen më 28 nëntor 2025, disa orë pasi agjentët antikorrupsion bastisën rezidencën e tij./TCH

Komento: