Skandal në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut, Kosova quhet Metohi – Reagon analistja Nafie Selamani

10:56 | 08 Dhjetor 2025
Skandal në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut, Kosova quhet Metohi – Reagon analistja  Nafie Selamani

Analistja, Nafie Selmani ka publikuar në rrjetet e saj sociale një skandal të regjistruar në libarat në Maqedoninë e Veriu. Selmani ka ndarë foto nga një faqe e librit të gjeografisë ndërsa i referohet rajonit të Dukagjinit si Metohi.

Selmani në një lidhje live në Euronews Albania e ka cilësuar këtë një skandal dhe një gabim të rëndë. Ajo theksoi se botimi i librit të gjeografisë së klasës së 7-të është publikuar në gushtin e këtij viti dhe se termi Metohi është një gabim i rëndë identitar.

“Teksti është i librit të gjeografisë konkretisht të klasës së 7-të. Fotoja erdhi nga një prind i shqetësuar nga ky skandal sepse nuk mund ta llogarisim një lapsus të tillë pasi libri është publikuar në gusht 2025 dhe i ka kaluar të gjitha filtrave që kërkohen konform i ligjeve aktuale të Maqedonisë së Veriut. Rajonit të Dukagjinit i referohet si Metohi dhe është një gabim i rëndë historik dhe identitar”, u shpreh ajo.

Komento: