Skandal në UEFA, zbulohen çiftet në çerekfianel, parashihet edhe rezultati i tyre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Skandal në UEFA, zbulohen çiftet në çerekfianel, parashihet edhe rezultati i tyre

11:06 | 15 Mars 2019

Një skandal ka ndodhur në UEFA.

Në një fletë të printuar e të prodhuar nga UEFA shihet se është parashikuar rezultati i ndeshjeve Çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që njerëzit të shpërthejnë në rrjetet sociale duke thënë se ky është një Skandal që po përgatitet nga UEFA, raporton calcimercato, përcjell ORAinfo.

Në fletë, në fakt, është shtypur se cili do të ishte rezultati i barazimit për çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Aty shihet se Juventus dhe Porto do të barazojnë.

Teori konspirative pretendojnë se drejtori i UEFA-s aksidentalisht ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një listë me katër çifte skuadrash, për ta fshirë më pas menjëherë.

Ai dokument në foto titullohej “Shorti i Çerekfinaleve të UEFA Champions League” dhe mban logon zyrtare të kompeticionit.

Gjithsesi, nga ai dokument që bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale në më pak se një orë, dallohen qartë katër çiftet çerekfinaliste: Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.

Mbetet të shihet nëse ky dokument ka diçka të vërtetë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!