SKANDAL: Tahir Batatina i bën presion gjyqtarëve, e kërkon patjetër fitoren

16:16 | 16 March 2019

Një skandal ka ndodhur sërish në Superligën e Kosovës.

Llapi dhe Ballkani janë duke e zhvilluar një ndeshje mjaft interesante, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës.

Mysafirët janë duke udhëhequr me rezultat 1-0 falë golit të Jetmir Topallit (5′), që u asistua nga talenti Almir Ajzeraj.

Me të përfunduar pjesa e parë, klubi nga Suhareka në faqen e saj zyrtare ka publikuar një video ku shihet se drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është në dhomën e gjyqtarëve dhe ushtron presion ndaj tyre, duke e kërkuar me çdo kusht fitoren, raporton Periskopi.

“Na s’vazhdojna hiq. Nëse dikush i ka çu me porosi t’caktune, na nuk vazhdojna. Neve nuk na nin hiq, hiq. As për Agim Ademin nuk ma nin”, dëgjohet të thotë Batatina drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes.

Llapi është pesë pikë larg nga vendi i parë, që mbahet nga Feronikeli, dhe së fundmi ka pasur akuza e kundërakuza rreth Federatës së Futbollit të Kosovës.

Batatina thotë se FFK-ja e do Prishtinën kampion dhe po bën çmos që kjo të arrihet, edhe pse deri tani nuk është faktuar asnjë gjë.

Komento: