Skandal, tifozë e gjuajnë portierit me gotë birre, kjo është gjendja e tij

11:47 | 05 Mars 2022

Skandal në futbollin holandez.

Në ndeshjen e ditës se djeshme mes Vittesses dhe Spartës së Roterdamit ndodhën disa incidente të cilat detyruan arbitrin kryesorë të anulonte takimin.

Vittesse, kundërshtari i radhës i Romës në Ligën e Konferencës, është përfshirë në një episod të aspak të mirë me tifozët e skuadrës së njohur holandeze që hodhën një gotë birrë në drejtim të portierit të Spartës së Roterdamit duke e goditur në kokë.

Gjithashtu në minutën e 90+2′ u pa një tifoz i Vittesses duke hyrë në fushë dhe duke nxehur me gjestet e tij portierin kundërshtar.

Arbitri u detyrua të ndërpresë fillimisht ndeshjen për gjysmë ore dhe më pas përfundimisht me rezultatin 0-1 për ekipin nga Roterdami.

Komento: