Skandali i radhës i BIK-ut, bartin mishin e kurbanit me veturë që transprotohen kufomat

21:21 | 22 August 2019

Një tjetër skandal i Bashkësisë Islame të Kosovës është publikuar gjatë ditës së sotme me mishin e kurbanëve.

Përveç se 21 tonë mish të prishur u asgjësuan nga AUV-i gjatë ditës së djeshme, mishi në Prizren po transportohej me veturën e njëjtë që transportohen kufomat.

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit është bërë në mënyra të papranueshme.Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shfrytëzoi mjetin e transportit për bartjen e kufomave për të shpërndarë mishin e kurbanëve nëpër familje.

Përfaqësues të BIK’ut në Prizren, i kanë thënë Klan Kosovës se kjo ndodhi për shkak se nuk kishin mundësi të tjera.

Për qytetarët kjo ishte e papranueshme. Ata kanë thënë se rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie.

Komento: