Në ora 14:00 Gjykata e Prishtinës vendosë për masën e sigurisë ndaj policit që shfrytëzoi si skllave se ksi të miturën nga Drenasi.
Polici nga Drenasi, Vesel Veseli, që po dyshohet se ka keqpërdorur sek sualisht një 16-vjeçare nga Drenasi do të dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit të dyshuar për përdh-unim të të miturës nga Drenasi, është paraparë të nisë në orën 14:00, të ditës së enjte.
Vesel Veseli, zv.shefi i hetimeve në Policinë e Drenasit, po dyshohet se e kishte abuzuar sek sualisht me një 16-vjeçare nga kjo komunë.
Madje, dyshimet thonë se i njëjti ka shtyrë të miturën të abortojë pa dëshirën e saj, shtatëzaninë që kishte ardhur pas marrëdhënieve që Veseli kishte pasur me të miturën që dyshohet se po ashtu e shantazhonte.
Krejt kjo, dyshohet se ka nisur kur e mitura kishte shkuar në Polici për të raportuar një tjetër rast të keqpërdorimit të saj sek sual nga mësuesi i saj.