Skandali me 16 vjeçare, ja çka do të ndodh në ora 14:00 me policin Vesel Veselin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skandali me 16 vjeçare, ja çka do të ndodh në ora 14:00 me policin Vesel Veselin

13:26 | 07 Shkurt 2019

Në ora 14:00 Gjykata e Prishtinës vendosë për masën e sigurisë ndaj policit që shfrytëzoi si skllave se ksi të miturën nga Drenasi.

Polici nga Drenasi, Vesel Veseli, që po dyshohet se ka keqpërdorur sek sualisht një 16-vjeçare nga Drenasi do të dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit të dyshuar për përdh-unim të të miturës nga Drenasi, është paraparë të nisë në orën 14:00, të ditës së enjte.

Vesel Veseli, zv.shefi i hetimeve në Policinë e Drenasit, po dyshohet se e kishte abuzuar sek sualisht me një 16-vjeçare nga kjo komunë.

Madje, dyshimet thonë se i njëjti ka shtyrë të miturën të abortojë pa dëshirën e saj, shtatëzaninë që kishte ardhur pas marrëdhënieve që Veseli kishte pasur me të miturën që dyshohet se po ashtu e shantazhonte.

Krejt kjo, dyshohet se ka nisur kur e mitura kishte shkuar në Polici për të raportuar një tjetër rast të keqpërdorimit të saj sek sual nga mësuesi i saj.

Komento: