Skandali me 16 vjeçaren, avokati Gazmend Halilaj u intervistua në cilësinë e të dyshuarit

16:25 | 20 February 2019

Një skandal i madh është zbuluar ditë me parë në Drenas, kur një 16 vjeçare ishte keqpërdorur nga mësuesi i saj e pastaj edhe nga një polic hetimor. Por duket se në këtë rast ka pas edhe persona të tjerë të përfshirë, përcjell ORAinfo.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se avokati Gazmend Halilaj nga Drenasi, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas IPK-së, Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar, përcjell ORAinfo.

Komunikata e plotë e IPK-së:

Duke ju referuar shkrimeve dhe lajmeve të ndryshme që janë publikuar sot në media, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin në rastin e Drenasit, Inspektorati Policor i Kosovës njofton të gjitha mediet dhe qytetarët si në vijim:

Për hir të informimit të drejtë e të saktë, Inspektorati Policor i Kosovës ju njofton se avokati Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.

I njëjti është intervistuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “nga neni 422 dhe “Keqpërdorimi sek sual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt.

Komento: