Skandali me 16 vjeçaren nga Drenasi, ja çka ka ndodhur me avokatin Gazmend Halilajn

15:36 | 26 March 2019

Është liruar nga paraburgimi avokati, Gazmend Halilaj.

I njëjti po mbahej në paraburgim nën dyshimet se për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim sek.sual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Të gjithë këto vepra Prokuroria dyshon se janë konsumuar në rastin e abuzimit me të miturën në Drenas.

E të njëjtit sot masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi. net edhe avokati i tij, Arbër Fazliu.

Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë së mbrojtjes.

Paraprakisht, Halilajt i ishte caktuar një muaj paraburgim.

Komento: