Skandali me fotografinë, ku u ‘zhduk’ Flora Brovina

19:48 | 21 May 2019

Flora Brovia nuk shfaqet më në publik.

Opozita kërkon që partia të marrë përgjegjësinë, jo Brovina. PDK thotë se ajo nuk meriton të gjykohet nga masa

Karrigia e deputetes, Flora Brovina ka mbetur e zbrazët prej ditës së enjte.

Deputetja e PDK-së, nuk është parë në Kuvend, prej ditës kur shfaqi fotografi që dolën se nuk kishin përmbajtjen për çka i prezantoj Brovina.

Për më tepër, ajo vazhdon të jetë e paqasshme në telefon.

Ndonëse ajo po heshtë, janë të tjerët që po merren më të.

Vjosa Osmani, ka thënë se partia e Brovinës duhet të jap përgjegjësi për skandalin e fotografisë.

E në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se Brovina është një grua e respektuar dhe nuk meriton meriton të ndëshkohet nga masa.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike thonë se partia e Brovinës ka përgjegjësi për veprimin e bërë në Kuvend.

Akti i deputetes Brovina në Kuvendin e Kosovës u cilësua si një ndër skandalet më të mëdha shtetërore, e me të aktualisht po merren institucionet ligjore.

Kundër saj janë organizuar edhe protesta ndërkohë KMDLNJ, ka kërkuar që të mos linqohet Flora Brovina.

Komento: