Skandali me grante, Peci: Nuk ka asnjë gjykatë në Kosovë apo ndërkombëtare që mund të më ndërlidh me keqpërdorimin e një centi

16:08 | 21 November 2024
skandali-me-grante,-peci:-nuk-ka-asnje-gjykate-ne-kosove-apo-nderkombetare-qe-mund-te-me-nderlidh-me-keqperdorimin-e-nje-centi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë një interviste në Rtv21 foli edhe njëherë për skandalet me grante brenda minsitrisë që ai drejton, shkruan Periskopi.

Peci deklaroi se është i pastër dhe sipas tij nuk ka asnjë gjykatë në Kosovë apo ndërkombëtare që mund ta ndërlidh atë me kepërdorim të parasë.

“Unë respektoj çdo obligim ligjor për diçka që nuk është detyrim ligjor unë nuk e bëjë një gjë të tillë aq ma tepër për shkak se unë 100 për qind jam I bindur që në cdo rrethanë jam I pastër si loti. Nuk ka individë apo gjykatë në Kosovë dhe ndërkombëtare që mundet me më ndërlidh jo me korrupsion po as me keqpërdorimin e një centi. Dmth në fund të mandatit po flasim për 300 milionë euro menaxhim, për 120 mijë përfitues janë gjetë dy tre emra të cilët po vlerësohet se u ushtru ndikim. Nuk ka gjasa teorike unë e di që cdo proces, cdo vendim që u marr, cdo vendim qe e kam marr unë dhe cdo vlerësim qe e ka bë Minsitria për shkak se Ministria aty është me militant partiak”, deklaroi ministri Peci në rtv21.

Kujtojmë se Periskopi ka raportuar në vazhdimësi për keqpërdorimet me grante nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo ka sjell reagime të shumta.

Komento: