“Me pas mbetë në mëshirën e ndonjë komandanti të trupave të KFOR-it në rastin e Basnjskës më 24 shtator 2023, mesiguri se kishim qenë duke negociuar se ku po e lëmë kufirin me Serbinë, në Vushtrri, Mitrovicë, apo diku tjetër”, këtë deklaratë skandaloze e ka bërë mbrëmë zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, në emisionin “Context” në ATV, raporton portali Front Online.
Sipas Vokrrit, ka qenë gjaku i policit Afrim Bunjaku, sakrifica dhe vetëmohimi i kolegëve të tij, sepse siç ka thënë ai, e jo i ushtarëve të NATO-s të pranishëm në ditën e aktit terrorit të udhëhequr nga Milan Radojçiq.
Pas këtyre deklaratave të Vokrrit, këtë të fundit e ka pyetur gazetari Lavdim Hamidi nëse është i vetëdijshëm se çka po flet, pasi që është zv/ministër i Qeverisë së Kosovës.
“Jam shumë i vetëdijshëm.Unë jam tu folë për Banjskën për rastin e 24 shtatorit 2023”, është përgjigjur me bindje të plotë zv/ministri Vokrri.
Pas këtyre deklaratave të Vokrrit, moderatori I emisionit Leart Hoxha e pyet këtë të fundit se a po thotë se BE-ja dhe NATO-ja kanë bërë komplot kundër Kosovës në Banjskë?
“S’po du me fole më terma absolut, por çka dua të them është se ashtu ka ndodhur në Banjskë”, ka pohuar Vokrri.
Për më tepër shikone videon e emisionit “Context”./Front Online/