Skandaloze, kështu pin duhan punëtorja brenda stacionit të autobusëve në Prishtinë

20:06 | 02 April 2019

Ligji për duhanin nuk kryen punë.

Të shumta janë rastet kur Ligji i Duhanit nuk respektohet në ambientet e mbyllura.

E ky ligj po shkelet me të madhe edhe në ndërmarrjet dhe institucionet publike.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar një video në redaksinë tonë, ku shihet punëtorja e sportelit e cila tymos duhan pa asnjë pengesë.

Siç shihet në video, e njëjta është punëtore në njërin prej Sporteleve të Kompanive Mikro Financiare në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Komento: